Dag Heward-Mills është autori i shumë librave, ku përfshihet libri i shumëkërkuar “Besnikëri dhe pabesi”. Ai është themeluesi i Denominacioneve të Bashkuara që e ka zanafillën nga Grupi i Kishave “Fari” me tri mijë kisha. Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, shërben në fushatat e ungjillëzimit ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në mbarë botën. Për më tepër informacion, vizito www.daghewardmills.org.
-
Bibla na këshillon: “Të mos shikojë secili interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.” (Filipianëve 2:4). Në këtë libër, Dag Heward-Mills (Dag Heward-Mills) iu sfidon që të kaloni përtej të menduarit për veten tuaj dhe të mendoni për të tjerët! T’i doni të tjerët gjithashtu! Konsiderojini të tjerët gjithashtu! Kujdesuni për të tjerët gjithashtu! Jetoni për të tjerët gjithashtu! Jezusi erdhi për të vdekur për ne, sepse Ai mendoi për “të tjerët”. Dëshiroj të jem më shumë si Ai. A dëshironi që të jeni si Jezusi?
-
“Në udhëtimin e jetës do të zbulosh që bota e padukshme është bota reale dhe kjo botë fizike manifeston vetëm disa nga gjërat në botën e padukshme. Siç ke armiq fizikë, ti ke edhe armiq të padukshëm. A mund ta luftosh armikun tënd pa e njohur atë, strategjitë e tij, stilin dhe armët e tij? Ky libër është një mjet themelor për udhëtimin e jetës tënde. Në këtë libër do të mësosh kush janë armiqtë e tu të padukshëm, rrënjën e ekzistencës së tyre, karakteristikat dhe si të fitosh luftën kundër tyre. Ky libër i çmuar të ndihmoftë të mposhtësh armiqtë e tu të padukshëm!”.
-
Si duhet të lutem? Për çfarë duhet të lutem? Përse lutja është kaq e mistershme? Si mund të lutem për një kohë të gjatë? A nuk e di Perëndia atë për të cilën kam nevojë tashmë? Ç’do të ndodhë nëse nuk lutem? A do të marrin përgjigje lutjet e mia?. Zbuloji përgjigjet e këtyre pyetjeve ndërsa shfleton këtë libër praktik e të kohës nga Dag Heward-Mills.
-
Dhe kur qëndroni duke u lutur, nëse keni diçka kundër ndokujt, FALENI, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t’ju falë mëkatet tuaja. Por nëse JU NUK FALNI, AS ATI JUAJ, QË ËSHTË NË QIEJT, NUK DO T’JUA FALË SHKELJET TUAJA” (Marku 11:25-26). A nuk të bëjnë të dridhesh këto vargje? Atëherë këtu është zgjidhja. Në këtë libër kaq të nevojshëm, do të mësosh të falësh lehtë – që të mund të shijosh faljen e Atit tonë qiellor. Le të jetë ky libër shoqëruesi yt derisa të mbërrish në pozitën ku je në gjendje të falësh me lehtësi dhe me sinqeritet.