-
Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International”. Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, bën fushatat ungjillizuese ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në të gjithë botën. Për më shumë informacion, vizitoni: www.daghewardmills.org.
-
Bibla flet për shumë lloje gjaku: gjaku i dhive, gjaku i deleve, gjaku i pëllumbave! Bibla njëkohësisht pohon kategorikisht se pa derdhjen e gjakut nuk ka heqje të mëkateve. A mund të heqë mëkatet e tua ndonjë nga këto lloje të ndryshme gjaku? Përgjigjja është një “Jo!” e madhe. Po çfarë mund ta lajë mëkatin? Asgjë, veç gjakut të Jezu Krishtit! Vetëm gjaku...
-
Mbjellja e kishave është një fenomen i përhapur mes shërbyesve të ungjillit. Ishte një aktivitet kryesor i dishepujve të parë. Kishëmbjellja e suksesshme kërkon aftësi dhe përqafon faktorë të shumëfishtë. Dag Heward-Mills, themeluesi i grupimit karizmatik mbarëbotëror me tri mijë kisha, me këtë libër na drejton të analizojmë përbërësit e ndryshëm të kishëmbjelljes. Ky është një manual trajnimi për çdo shërbyes që dëshiron ta bëjë kishëmbjelljen vizionin e tij për jetën dhe shërbesën e tij.
-
Fjala greke LAIKOS do të thotë “të mos kesh aftësi”. Historia na ka mësuar shpesh se gjërat e mëdha janë përmbushur përmes njerëzve që “u mungon aftësia”. Përmes këtij libri mbresëlënës nga Dag Heward-Mills, mëso çfarë ndodh kur nuk ka besimtarë të thjeshtë që punojnë në kishë; si të ndash barrën me anëtarët e kishës dhe përse duhet të luftojmë për të mbrojtur shërbesën e anëtarëve të thjeshtë.
-
Edhe pse është një temë e pazakontë, rënia nga besimi tregon për një ngjarje të zakonshme mes të krishterëve. Shumë fillojnë, por jo kaq shumë mbijetojnë deri në fund. Në këtë libër, bishopi Dag Heward-Mills i bie alarmit dhe në mënyrë grafike tregon pse çdo i krishterë duhet t’ia dalë mbanë për në Qiell!
-
Titulli i këtij libri menjëherë të bën të mendosh për fëmijët e vegjël që këndojnë të lumtur... A e lexon Biblën çdo ditë? A lutesh çdo ditë? Ky libër do të të hapë sytë ndaj këtij libri mahnitës dhe unik që quhet Bibël. Njëkohësisht do të hapë para teje mrekullitë që vijnë çdo ditë ndërsa lexon Biblën dhe lutesh përditë. Qoftë leximi i përditshëm i Biblës dhe lutja e çdo dite një gëzim për ty!”.
-
Jam i lumtur të prezantoj botimin e dytë dhe të zgjeruar të manualit mbi këshillimin martesor, që fillimisht njihej si “Udhëzuesi i këshillimit martesor”. Ky udhëzues, i botuar për herë të parë në vitin 1992, që është edhe botimi më i hershëm i kësaj shërbese, ka ardhur si rezultat e viteve të gjata të studimit të Fjalës së Zotit si dhe përvojës praktike në martesë...