• Thesari i vajosjes është tek i vajosuri. Vajosja është e pandashme nga njeriu që është i vajosur. Vajosja është tek njeriu i Perëndisë! Vajosja është me njeriun e Perëndisë! Vajosja është mbi njeriun e Perëndisë! Ky libër i ri nga Dag Heward-Mills do të nxisë zemrat e atyre që kërkojnë vajosjen.

  • Mbjellja e kishave është një fenomen i përhapur mes shërbyesve të ungjillit. Ishte një aktivitet kryesor i dishepujve të parë. Kishëmbjellja e suksesshme kërkon aftësi dhe përqafon faktorë të shumëfishtë. Dag Heward-Mills, themeluesi i grupimit karizmatik mbarëbotëror me tri mijë kisha, me këtë libër na drejton të analizojmë përbërësit e ndryshëm të kishëmbjelljes. Ky është një manual trajnimi për çdo shërbyes që dëshiron ta bëjë kishëmbjelljen vizionin e tij për jetën dhe shërbesën e tij.

  • E dimë se rritja e kishës është gati e paarritshme dhe e vështirë. Të gjithë pastorët dëshirojnë që kishat e tyre të rriten. Ky libër është përgjigjja e kërkimit tënd për rritjen e kishës. Do të kuptosh si “shumë gjëra të ndryshme veprojnë së bashku” për të arritur rritjen e kishës. I dashur pastor, ti do të përjetosh rritjen e kishës për të cilën je lutur ndërsa fjalët dhe vajosja e këtij libri gjejnë rrugën e tyre në zemrën tënde.

  • A ekziston e mbinatyrshmja sot? A mund të veproj në të mbinatyrshmen? Nëse Perëndia ende i shëron njerëzit, përse nuk i shëron të gjithë? Si mund ta marr vajosjen për shërim? Zbulo përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave mbi manifestimet e Frymës së Shenjtë përmes faqeve të këtij libri emocionues nga Dag Heward-Mills.

  • Bibla na thotë se ne të gjithë bëjmë gabime – nuk përjashtohen as pastorët. Gabimet kanë një tendencë që të kthejnë pas, në vend që të shkosh përpara. Një gabim mund të të ndalojë së avancuari. Çfarë gabimi të mundshëm mund të bëjë një pastor? Cilat mund të jenë dhjetë gabimet më të mëdha të një pastori? Je i mirëpritur të shfletosh faqet e këtij libri të mrekullueshëm dhe të zbulosh vetë gabimet për të cilat je në rrezik t’i bësh dhe si t’i evitosh gabimet e mëdha që një pastor është i prirë të bëjë. Ky libër mjaft i rëndësishëm do të jetë një bekim për ty dhe shërbesën tënde.

  • Shumë prej nesh nuk e kuptojnë si historia e pemës së njohjes të së mirës dhe së keqes në Bibël ka lidhje me ne. Mendojmë se ishte një ngjarje e pafat që preku Adamin dhe Evën dhe se ne kemi shpëtuar prej tij. A kemi shpëtuar vërtet nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes? Në këtë libër të drejtpërdrejtë do të kuptosh se pema e njohjes të së mirës dhe së keqes ekziston edhe sot. Do të zbulosh gjithashtu se përfaqëson të njëjtin tundim për ne ashtu siç ishte për Adamin dhe Evën. Do të zbulosh njëkohësisht të vërtetat që do të të ndihmojnë të lundrosh përmes jetës dhe shërbesës duke përdorur njohurinë që ke përftuar në këtë libër.

  • Pastorët janë nën presion të emocionojnë dhe t’i bëjnë përshtypje bashkësisë së tyre me lajmin e mirë. Ky tension prej njerëzve ka bërë që të shtrembërohen fjalët e Krishtit, aq sa mesazhi i kryqit është bërë gati i padallueshëm.

  • Ti mund të kesh dëgjuar që është diçka e madhe t’i shërbesh Zotit; por mund të mos e kesh menduar qartë sa e mrekullueshme është t’i shërbesh Zotit, Perëndisë sonë. Në këtë libër të veçantë nga Dag Heward-Mills, do të kuptosh kush është një shërbëtor i Perëndisë dhe si mund t’i shërbesh Zotit. Njihe në praktikë ndryshimin mes atyre që i shërbejnë Zotit dhe atyre që nuk i shërbejë Atij! Le të numërohesh me ata që i shërbejnë Zotit!

  • “Në udhëtimin e jetës do të zbulosh që bota e padukshme është bota reale dhe kjo botë fizike manifeston vetëm disa nga gjërat në botën e padukshme. Siç ke armiq fizikë, ti ke edhe armiq të padukshëm. A mund ta luftosh armikun tënd pa e njohur atë, strategjitë e tij, stilin dhe armët e tij? Ky libër është një mjet themelor për udhëtimin e jetës tënde. Në këtë libër do të mësosh kush janë armiqtë e tu të padukshëm, rrënjën e ekzistencës së tyre, karakteristikat dhe si të fitosh luftën kundër tyre. Ky libër i çmuar të ndihmoftë të mposhtësh armiqtë e tu të padukshëm!”.

  • Titulli i këtij libri menjëherë të bën të mendosh për fëmijët e vegjël që këndojnë të lumtur... A e lexon Biblën çdo ditë? A lutesh çdo ditë? Ky libër do të të hapë sytë ndaj këtij libri mahnitës dhe unik që quhet Bibël. Njëkohësisht do të hapë para teje mrekullitë që vijnë çdo ditë ndërsa lexon Biblën dhe lutesh përditë. Qoftë leximi i përditshëm i Biblës dhe lutja e çdo dite një gëzim për ty!”.

  • Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International”. Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, bën fushatat ungjillizuese ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në të gjithë botën. Për më shumë informacion, vizitoni: www.daghewardmills.org.

  • Shumë njerëz luftojnë me konceptin e të dhjetës, edhe pse kjo praktikë e lashtë ka sjellë pasurinë legjendare të judenjve. Në këtë libër, Bishopi Dag Heward-Mills mëson se si e dhjeta mishëron parimet e krijimit të pasurisë dhe mrekullinë e prosperitetit. Shijo një nga volumet klasike nga Dag Heward-Mills.

Title

Go to Top