• Bibla na thotë se ne të gjithë bëjmë gabime – nuk përjashtohen as pastorët. Gabimet kanë një tendencë që të kthejnë pas, në vend që të shkosh përpara. Një gabim mund të të ndalojë së avancuari. Çfarë gabimi të mundshëm mund të bëjë një pastor? Cilat mund të jenë dhjetë gabimet më të mëdha të një pastori? Je i mirëpritur të shfletosh faqet e këtij libri të mrekullueshëm dhe të zbulosh vetë gabimet për të cilat je në rrezik t’i bësh dhe si t’i evitosh gabimet e mëdha që një pastor është i prirë të bëjë. Ky libër mjaft i rëndësishëm do të jetë një bekim për ty dhe shërbesën tënde.

  • A ekziston e mbinatyrshmja sot? A mund të veproj në të mbinatyrshmen? Nëse Perëndia ende i shëron njerëzit, përse nuk i shëron të gjithë? Si mund ta marr vajosjen për shërim? Zbulo përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave mbi manifestimet e Frymës së Shenjtë përmes faqeve të këtij libri emocionues nga Dag Heward-Mills.

  • E dimë se rritja e kishës është gati e paarritshme dhe e vështirë. Të gjithë pastorët dëshirojnë që kishat e tyre të rriten. Ky libër është përgjigjja e kërkimit tënd për rritjen e kishës. Do të kuptosh si “shumë gjëra të ndryshme veprojnë së bashku” për të arritur rritjen e kishës. I dashur pastor, ti do të përjetosh rritjen e kishës për të cilën je lutur ndërsa fjalët dhe vajosja e këtij libri gjejnë rrugën e tyre në zemrën tënde.

  • Mbjellja e kishave është një fenomen i përhapur mes shërbyesve të ungjillit. Ishte një aktivitet kryesor i dishepujve të parë. Kishëmbjellja e suksesshme kërkon aftësi dhe përqafon faktorë të shumëfishtë. Dag Heward-Mills, themeluesi i grupimit karizmatik mbarëbotëror me tri mijë kisha, me këtë libër na drejton të analizojmë përbërësit e ndryshëm të kishëmbjelljes. Ky është një manual trajnimi për çdo shërbyes që dëshiron ta bëjë kishëmbjelljen vizionin e tij për jetën dhe shërbesën e tij.

  • Thesari i vajosjes është tek i vajosuri. Vajosja është e pandashme nga njeriu që është i vajosur. Vajosja është tek njeriu i Perëndisë! Vajosja është me njeriun e Perëndisë! Vajosja është mbi njeriun e Perëndisë! Ky libër i ri nga Dag Heward-Mills do të nxisë zemrat e atyre që kërkojnë vajosjen.

  • Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International”.

  • Këtë thënie të thellë, "një prej jush është një djall, e tha Jezus Krishti për grupin e tij të vogël prej dymbëdhjetë dishepujsh. Shumë prej nesh janë keqtrajtuar nga djalli, sepse ne nuk e dimë si ta zbulojmë atë apo të identifikojmë veprën e duarve të tij. Në këtë libër të bekuar, do të zbulosh mëkatet e djallit dhe do të vendosësh që të mos ecësh kurrë në to. Asnjëherë mos u zbatoftë për ty fraza: "një prej jush është një djall!

  • Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International.

  • Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International

  • Lutja ime, o biri im, është që ky libër që kam shkruar mbi temën e të kujtuarit, të ngulitet në zemrën tënde. Shkruhen shumë libra, por nuk shterohet kurrë kjo punë! Prandaj më duhet ta mbyll këtu. Lutem që Perëndia të të bekojë me besnikëri të përhershme, në mënyrë që një ditë të dëgjosh ato fjalë të bekuara, "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik"!

  • Në këtë libër klasik, pastor Dag Heward-Mill na mëson sesi përbërësi “besnikëri” konsolidon performancën e një udhëheqësi. Duke përdorur referenca biblike, historike dhe letrare, subjekti bëhet i vlefshëm për çdo lloj lexuesi.

  • Bibla na këshillon: “Të mos shikojë secili interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.” (Filipianëve 2:4). Në këtë libër, Dag Heward-Mills (Dag Heward-Mills) iu sfidon që të kaloni përtej të menduarit për veten tuaj dhe të mendoni për të tjerët! T’i doni të tjerët gjithashtu! Konsiderojini të tjerët gjithashtu! Kujdesuni për të tjerët gjithashtu! Jetoni për të tjerët gjithashtu! Jezusi erdhi për të vdekur për ne, sepse Ai mendoi për “të tjerët”. Dëshiroj të jem më shumë si Ai. A dëshironi që të jeni si Jezusi?

Title

Go to Top