-
Edhe pse kjo temë përbën kërkesën parësore të Perëndisë për drejtuesit, shumë pak është shkruar në lidhje me të. Në këtë libër Dag Heward-Mills na përshkruan në vija të trasha disa parime shumë të rëndësishme për qëllimin e rritjes së stabilitetit të kishave. Ky libër kaq praktik dhe i përshtatshëm është bërë një mjet i pazëvendësueshëm për shumë drejtues kishash.
-
Ky libër do të shërojë lëndimet e bijave! Në këtë libër të shumëpritur, gratë sfidohen të lejojnë urtësinë e Perëndisë t’i ndihmojë të mposhtin situatat e shumta që hasin. Perëndia do të prekë jetën tënde dhe do të të forcojë ndërsa shijon këtë libër të ri të fuqishëm të shkruar veçanërisht për bijat.
-
Bibla na thotë se ne të gjithë bëjmë gabime – nuk përjashtohen as pastorët. Gabimet kanë një tendencë që të kthejnë pas, në vend që të shkosh përpara. Një gabim mund të të ndalojë së avancuari. Çfarë gabimi të mundshëm mund të bëjë një pastor? Cilat mund të jenë dhjetë gabimet më të mëdha të një pastori? Je i mirëpritur të shfletosh faqet e këtij libri të mrekullueshëm dhe të zbulosh vetë gabimet për të cilat je në rrezik t’i bësh dhe si t’i evitosh gabimet e mëdha që një pastor është i prirë të bëjë. Ky libër mjaft i rëndësishëm do të jetë një bekim për ty dhe shërbesën tënde.
-
Dag Heward-Mills është autor i shumë librave, duke përfshirë këtu edhe të shumë-shiturin “Besnikëria dhe Jobesnikëria”. Ai është themeluesi i një bashkësie e cila ka mbi dy mijë kisha, dhe që quhet “The Lighthouse Chapel International”. Dag Heward-Mills, një ungjilltar ndërkombëtar, bën fushatat ungjillizuese ndërkombëtare “Healing Jesus Crusades” dhe konferenca në të gjithë botën. Për më shumë informacion, vizitoni: www.daghewardmills.org.
-
Ti mund të kesh dëgjuar që është diçka e madhe t’i shërbesh Zotit; por mund të mos e kesh menduar qartë sa e mrekullueshme është t’i shërbesh Zotit, Perëndisë sonë. Në këtë libër të veçantë nga Dag Heward-Mills, do të kuptosh kush është një shërbëtor i Perëndisë dhe si mund t’i shërbesh Zotit. Njihe në praktikë ndryshimin mes atyre që i shërbejnë Zotit dhe atyre që nuk i shërbejë Atij! Le të numërohesh me ata që i shërbejnë Zotit!